Sa herë që sportistë të ndryshëm marrin medalje në kompeticionet europiane për Shqipërinë, qeveria jonë fillon me lavdet me fjalët e mëdha, iu bën super festa me rastin e kthimit në Atdhe, por pastaj cfarë ndodh?
Kjo gjë ndodh prej vitesh për të gjithë sportistët shqiptarë, përfshi këtu edhe ata me Aftësi të Kufizuara, që trajtimi ndaj tyre duhej të ishte akoma edhe më i madh nga shteti.
Njëri prej tyre është Lulzim Koci, kampion bote në 100 metërsh në kategorinë e personave me aftësi ndryshe, por mbijeton duke punuar si hidraulik.
“Kur merr medalje vijnë të shtrëngojnë dorën, por deri më tani nuk më kanë dhënë asnjë ndihmë. Unë garoj në kategorinë e personave me aftësi ndryshe dhe kam marrë medalje për vendin e parë dhe të dytë.
Tani jetoj me të ardhurat që siguroj si hidraulik. Dëshira ime më e madhe, të kem një trajner. Në 2019 kam pasur garën e fundit, ndërsa gara e radhës është në 2023.
Unë jam 27 vjec dhe deri tani i kam sjell Shqipërisë 3 medalje në total”, shprehet për mirkfonin e ABC, Lulzim Koci.