Lajme

Kancelari gjerman: Shqipëria duhet të bëhet pjesë e BE-së

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz thotë se miratimi nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut për propozimin francez i hap rrugë mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare për çeljen e negociatave.

Në rrjetet sociale, Scholz shkruan se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e kanë vendin në Bashkimin Europian.

“Përshëndes votimin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut që hap rrugën për konferencat e para të anëtarësimit në Bashkimin Europian të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ne ju duam si anëtarë të BE-së dhe do të jemi pranë jush gjatë gjithë rrugës”, thotë Kancelari Scholz.

MË TË LEXUARAT

To Top