Në 75 vjetorin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kancelarja gjermane, Angela Merkel ka vlerësuar meritat e OKB-së, por ka kërkuar edhe reformimin e saj. Merkel mbështet zgjerimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
“Shumë shpesh Këshilli i Sigurimit është i bll okuar, kur vjen puna për të marrë vendime të qarta. Ne kemi nevojë për reforma”.
Ky është thelbi i mesazhit me video që kancelarja Merkel ka dërguar me rasin e 75 vjetorit të krijimit të OKB-së në Nju Jork.
“Kombet e Bashkuara mund të jenë aq të suksesshme, sa ç’ bien dakord vendet anëtare”, tha politikanja e CDU-së. Për të zgjidhur sfidat globale të shekullit të 21-të, duhet që OKB të zhvillohet më tej.
Në video-mesazhin me rastin e ceremonisë për jubileun e OKB-së, Merkel ka kritikuar qartë bl lokimin e punës së OKB-së. Kancelarja nuk përmendi as vende si Kina apo Rusia dhe as presidentin amerikan, Donald Trump, që ka preferuar veprimet unilaterale në zgjidhjen e ko nflikteve ndërkombëtare.