Ami dhe Ermali kanë festuar sot 10 vite martesë. Nëpërmjet një postimi në Instagram, Ami ka bërë një dedikim shumë të bukur, ku shkruan se janë me shpirtin plot dhe të qartë se çfarë i pret në 10 vitet e ardhshme.
Sakaq, në fotot e publikuara ajo ka zbuluar edhe surprizën që Ermali ka menduar për të, një darkë romantike buzë detit vetëm për të dy.
Si sot 10 vite me pare u betuam ne altar per dashurine @ermalmamaqiofficial !
Jemi dashuruar,rritur,argetuar bashke.Kemi perjetuar sfidat dhe sukseset bashke ne cdo hap .Sot kemi 2 mrekullite tona Sia & Joel
Jemi të qartë për cfare na pret 10-vjeçarin tjeter…ndaj jemi me shpirtin plot!
Te dua njesoj @ermalmamaqiofficial Me ty përjetë!!!
(S’kam ku shkoj pa @amievent_official …Surprize kte here nga #mylove dhe shijokan shume kto surprizat ne fakt)