Kledi Kadiu është një ndër emrat i cili na ka bërë krenar me talentin e tij. Prej shumë vitesh balerini e ka ndërtuar jetën e tij në Itali aty ku ushton dhe pasionin për kërcimin.
Babai i dy fëmijëve një vajze dhe një djali ditën e djeshme ka festuar përjetorin e dashurisë me partneren e tij Charlotte Lazzari ku ka emocionur me një video kujtimesh teksa përbledh mometet e bukura sëbashku.
Në këtë video shihen momente të bukura të dasmës së tyre ku dallohet lumturia në sytë e të dyve. Bashkë me videon balerini ka shkruar:
“28 si cikël emocional.
28 dita jonë, bashkimi ynë për jetën.
28 Ditën kur hodhëm rrënjë në këtë vend paqeje, në shtëpinë tonë.
tek ne. Për atë që jemi, çfarë kemi krijuar së bashku, çfarë do të jemi gjithmonë
Gëzuar përvjetorin dashuria ime”
Nuk ka munguar as komenti i bashkëshortes së tij në këtë video të bukur dedikuese e cila është surprizuar duke shkruar: “Sa bukur, Faleminderit të gjithë, Faleminderit zemër”.