Beniada do të udhëtojë në Maldive e Dubai me të gjithë familjen ndërsa banorët e tjerë do të duhet të flenë në oborrin e shtëpisë së Big Brother. Teksa kanë gjetur ku të shtrihen, banorët kanë filluar të bëjnë batuta me njëri-tjetrin. Në një moment kur Monika po bërtiste në formë batute, Iliri reagoi i irrituar se do të qetësohet, jo të dëgjojë të bërtitura.
Arjola:Do na kenë ngrirë dhe qerpikët, do jetë dimri i fundit ky.Iliri: O Monikë, hë pra në vrimë të veshit. Monika: Po fle? Po aman o burr i dheut sa gjumash që je. Iliri: Na lër të relaksohemi se ora 2 e ca.
Monika: Po si të flihet në këtë të ftohtë o burr. Iliri:Çdo gjë më bëhet vetëm të dëgjoj britma në vrimë të veshit s’më bëhet.
Ata kanë kaluar natën në oborr për shkak të dënimit që morën gjatë mbrëmjes së kaluar nga kutia e Pandorës. Nuk dihet se për sa gjatë do të vijojë ky dënim për banorët VIP. Spektakli i natës së kaluar në ‘Big Brother Vip’ ka qenë i mbushur me surpriza. Beniada ka qenë pjesë e një surprize të tillë, ku i është ofruar një pushim me familje.
E nuk kishte si t’i ikte kjo Beniadës ku pranoi këtë dëshirë. Por e keqja e kësaj ishte vetëm një person do të qëndrojë brenda shtëpisë ndërsa pjesa tjetër e shtëpisë do të kalojnë natën jashtë. Beniada ka zgjedhur Einxhelin të qëndrojë me të.Pjesa e banorëve nuk është se e pritën edhe aq mirë. Por prapë se prapë i thanë Beniadës të mos mërzitej pasi për pushime ja vlen.