Lajme

Kanë kaluar dy vite/ Raportohet se Italia heq gjendjen e jashtëzakonshme kundër COVID-19

Pas më shumë se dy vitesh, përfundon gjendja e jashtëzakonshme kundër Covid-19 e shpallur nga qeveria Conte më 31 janar 2020 dhe e zgjatur disa herë.

Nga 1 prilli, çertifikata jeshile ( Green Pass) nuk do të nevojitët më për të hyrë në dyqane, zyra publike, banka dhe zyra postare, hotele dhe banesa, për të shkuar në parukeri për të praktikuar sporte në natyrë ose për t’u ulur në tavolinat e jashtme të bareve dhe restoranteve.

Festa dasmash dhe ditëlindjesh

Deri në datën 30 prill do të mbetet detyrimi për të patur një Green Pass të përforcuar në: bankete dasmash dhe ditëlindjesh, në kinema, teatro, pishina , palestra, qendra bukurie, disko (ku kapaciteti kthehet në 100%), në konferenca dhe kongrese, koncerte dhe ngjarje sportive me dyer të mbyllura,

Transporti publik: detyrimi për të paraqitur Green Pass në metro autobus skadon më 1 prill por do të duhet të vazhdohet të mbahet maska e tipit Ffp2. Në aeroplanë, anije, tragete dhe trena jorajonalë, megjithatë, Green Pass do të kërkohet deri më 30 prill.

Mbatja e maskave nga data 1 maj nuk do të jetë më e detyrueshme në ambiente të mbyllura.

Karantina dhe vetë-monitorim

Nga e premtja ndryshojnë edhe rregullat për ata që bien në kontakt me të infektuar me COVID-19: nëpërmjet karantinës, do të mjaftojë vetëkontrolli për 10 ditë me detyrimin e mbatjes së maskave Ffp2, ndërsa punonjësit e shëndetësisë do të duhet të bëjnë shtupë për 5 ditë me radhë. Ata që janë të infektuar me Covid-19 do të qëndrojnë në izolim derisa të kenë një tampon negativ, që do të kryhet pas të paktën shtatë ditësh, ose dhjetë për të pavaksinuarit.

Shkolla

Rregullat ndryshojnë edhe në shkollë: nëse ka më shumë se 4 të infektuar në klasë, do të ketë mësim por të gjithë do të duhet të mbajnë maskën Ffp2 për 10 ditë.

Ngjyra e Rajoneve

Sistemi i ngjyrave të Rajoneve do të hiqet. Gjitashtu nuk do të mblidhen më dhe Komiteti Shkencor Teknik dhe struktura e Komisionerit të Jashtëzakonshëm: në vend të tij,do te ketë një njësi për përfundimin e fushatës së vaksinimit dhe miratimin e masave të tjera antivirus, të udhëhequr. nga gjeneralmajori i ushtrisë Tommaso Petroni.

MË TË LEXUARAT

To Top