Rozë

Kanë kënduar bashkë dikur, flet edhe Juliana Pasha për Luizin: Uroj të ketë shëndet dhe mendje të kthjellët

Disa vite më parë këngëtarja Juliana Pasha dhe këngëtari Luiz Ejlli konkurronin në “Këngën Magjike” me këngën “Sa e shite zemrën” dhe u shpallën fitues të atij edicioni.

Me vitet u harrua edhe kënga nëpër arkiva por me hyrjen e Luizit në BBVA,kënga po qarkullon sërisht në rrjet dhe na kujtoi se sa e bukur është.

Ndjekësit kanë kërkuar nga Juliana Pasha qe të thotë diçka në lidhje me Luizin i cili nuk po kalon ditë të qeta në shtëpi.

Ajo ka shpërndarë në Instagram një pjesë nga performanca e tyre dhe shkruan: “Për të gjithë ju që më keni dërguar mesazhe pafund për Luizin.

Sigurisht që e kam mbështetur pikërisht aty ku janë mbledhur të gjithë fansat dhe mbështetësit e tij,në TikTok. I uroj të ketë një mëndje të kthjellët,të pastër dhe shëndet të plotë”

MË TË LEXUARAT

To Top