Lajme

Kanë ndodhur skandale të mëdha në Shqipëri, gazetari i njohur bën thirrje: O Allah shkunde njëherë këtë vend

Gazetari Mentor Kikia ka bërë një reagim lidhur me kapjen e 119 kg k oka inë në kontenierin me banane. “Këtu vjen një kamion me k ok ainë, që do të mbante me petulla një lagje për një javë, dhe në burg shkon vetëm shoferi dhe roja i magazinës”, shkruan i revoltuar Kikia.

Postimi i Mentor Kikisë/ O Allah, shkunde një herë nga themelet këtë kullë…. E keni parasysh plakun Mere, personazhin e madh të Dritëro Agollit tek “ Njeriu me Top”? Kur gjithëçka në kullën e tij i kishte dalë jashtë kontrollit, ai thirri Allahun në ndihmë ta tundte shtëpinë e tij që nga themelet.

Përse mu kujtua plaku Mere tani? Sepse këtu ka dalë çdo gjë jashtë kontrollit. Këtu vjen një kamion me k ok ainë, që do të mbante me petulla një lagje për një javë, dhe në burg shkon vetëm shoferi dhe roja i magazinës. Këtu, kompanitë e import-eksportit të kokainës bëjnë reklama në TV, dhe asnjë institucion nuk heton se përse ca lloje bananesh sjellin kaq shumë të ardhura.

Këtu, një kompani inceneratorësh, që nuk ka vënë në punë asnjë oxhak deri tani, paguan qindra mijëra Euro reklamë nëpër TV-ra. Di njeri të na thotë se çfarë shet një incenerator që paguan reklama? Aq më shumë kur ende nuk ka filluar punë?

Këtu, burri i një prokuroreje, që kryeson një skuadër të hetimit kundër k rim it, paguhet si drejtor në tre inceneratorë, sipërmarrjet më të denoncuara prej tri dekadash. Këtu zbulohet se disa kompani paguajnë edhe shoferat nga 10 mijë Euro në muaj dhe deklarohen me humbje, duke mos paguar taksa.

Këtu ndodh gjithçka dhe askush nuk reagon…. Këtu, një grusht njerëzish, maskarenj e hajdutë, që kapardisen publikisht me jetën e luksit që vjen nga paratë e krimit dhe korrupsionit, kanë bërë që të gjithë atyre që punojnë e jetojnë me djersën e ballit, tu vijë turp nga vetja.

“Ndaj shkunde o Allah, sepse ata që duhet ta shkundin janë bërë për vete për tu shkundur. Shkunde në paç fuqi, sa uji i zi ti dalë të ligës që ka mbytur këtë vend” – do të thoshte sot plaku Mere.

When he hands over the Presidency, he will ignite ...", Mentor Kikia warns  of the move that Meta is preparing with Berisha and the message that the  American Embassy has sent to

MË TË LEXUARAT

To Top