Rozë

Kanë pak kohë të fejuar, Selvija e Shpat Kasapit qenka shumë xheloze: Kur e marrin në 2 ose e të natës u them dale ta…





Shpati dhe Selvija ishin të ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5”, ku zbuluan më shumë për marrëdhënien e tyre. Shpati deklaroi se dëshiron të bëjë një dasmë të madhe pasi ka shumë miq dhe do të ketë një kujtim të bukur nga kurorëzimi i dashurisë me Selvien.

Selvija tregoi se bëhet shumë xheloze për Shpatin dhe njohjet e tij. Ajo tregoi një prej momenteve kur telefoni ra në mes të natës dhe u zgjua menjëherë.

Selvia: Normale në çift ekzistojnë xhelozirat e vogla. Por në fillim ia kam selektu disa gjëra që të mos më pengojnë mua, me fansa e këto. Mua më vjen mirë që Shpati di ta ndajë karrierën nga jeta private. Ka shumë shoqëri dhe e marrin kohë pas kohe, në 2-3 të natës dhe ky që është i pastër, nuk e ka kompleks. Unë si fëmija çohem direkt “Shpat, kush të thërret?” dhe thotë një shok. Hape njëherë i them.

Shpati: Unë e hap, ishte një shok që ishte takuar me një shok tjetër dhe kërkonte numrin tim.





MË TË LEXUARAT

To Top