Rozë

Kanë pasur debate të forta/ Arjola pas historisë që tregoi Einxhel për nënën: Edhe unë e kam babanë sëmurë

Dje Big Brother u fokusua te historia e Einxhelit. Ajo rrëfeu për mamin e saj me Parkinson dhe tha që jam shumë e përmbajtur këtu brenda sepse nuk dua që mami të mërzitet apo të shqetësohet.

Pastaj letra që nëna e vet i kishte shkruar, që emocionoi të gjithë duke menduar pamundshmërinë e saj fizike për të ardhur ta takojë brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Pas spektaklit, banorët u mblodhën në oborr dhe Big Brother ka postuar një video ku Arjola flet me Antonelën. Arjola tregon se edhe ajo ka babin të sëmurë siç ka Einxhel mamin dhe prandaj e kupton shumë mirë.

Edhe në këtë histori Arjola gjen rastin për të folur për veten. Është e njohur që njerëzit që vazhdimisht kanë nevojë për vëmendje priren t’i mposhtin të tjerët me qëndrimin dhe sjelljen e tyre. Ata e vendosin veten në qendër të çdo situate, i ekzagjerojnë faktet dhe janë të tepruar.

Pa dashur të hyjmë thellë, ndoshta profesionistët e psikologjisë do e quanin një sjellje narciziste atë të Arjolës. Pa dashjen e tyre, shumica e njerëzve që jetojnë për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve janë egoistë dhe krijojnë marrëdhënie të trazuara. Në pamje të parë këta njerëz duken të fortë dhe të pathyeshëm por nuk është kështu.

Në fakt, tendenca për të tërhequr gjithë vëmendjen te vetja lind nga pasiguria e madhe dhe vetëvlerësimi i ulët. Përpiqen në mënyrë të pavetëdijshme të tërheqin vëmendjen e atyre që i rrethojnë sepse janë vazhdimisht në kërkim të konfirmimit të vlerës së tyre. Janë pak a shumë si fëmijët e vegjël që performojnë në mënyrë spektakolare, duke kënduar apo kërcyer, për të tërhequr vëmendjen e të rriturve.

MË TË LEXUARAT

To Top