Në ‘Love Story’ në Tv Klan është transmetuar takimi mes Xhonit dhe Klaudias. Dy të rinjtë realizuan takimin fillimisht në një kuzhinë dhe më pas u zhvendosën për të shijuar një darkë romantike.
Në bisedën e tyre u vu re interesimi i Xhonit në lidhje me historinë e shkuar të martesës me mblesëri të Klaudias që kishte zgjatur vetëm 4 muaj.
Pyetjes së Klaudias se si e shikon atë, Xhoni i përgjigjet: “Vetëm kur kam dëgjuar këto bisedat që ke kaluar në jetën tënde, më dukesh një njeri që ka kaluar shumë halle në jetë”. I referohej një martese të dështuar të Klaudias, nga e cila ajo nuk është ndarë mirë, përkundrazi.
“Unë, në vitin 2019 kam qenë e martuar 4 muaj dhe ashtu siç e kanë mentaliteti shqiptar, vajzën ta sistemojnë, ta shikojnë më mirë. Sidoqoftë, unë nuk u vë faj, sepse çdo prind mendon më të mirën për fëmijën e tij. Ishte një krushqi mes familjarëve tanë. 4 muaj që kanë qenë momenti më negativ i jetës time”.
Por megjithatë, ky dështim nuk ia ka shuar dëshirën për t’u dashuruar përsëri: “Përkundrazi, kjo më ka dhënë fuqi që të eci përpara” – tha Klaudia.
Pas klipit, Xhoni tha se e vlerëson shumë Klaudian dhe se takimi i tyre ka qenë një takim shumë i bukur.