Promoja e një emisioni e lançuar nga gazetarja Sidorela Gjoni, është bërë objekt përplasje mes saj dhe modeles Silvana Bushati. Kjo e fundit e njohur dhe si Presidente e Akademisë Konservatore të Kujtim Gjuzit.
“Jashtë loje” është emisioni që Gjoni lajmëron se do të hapë së shpejti, ndërsa modelja Silvana Bushati e a kuzon se ideja dhe projekti janë të sajat, dhe i ka bërë para 1 viti.
“Sidorela Gjoni kjo eshte ideja dhe projketi im qe po ben ti dhe nuk eshte dicka e re, por e marr nga une, e berë para nje viti, kjo eshte nje gje shumë e tur psh me per topneës_al. Ideja ime me shportë jashtë, sfida e te gjitha. Ne vendin tonë duhet te jesh loder e te gjithve qe te arrish aty ku do dhe te hapesh kembet nga shefi, e kjo vlen shumë”, shkruan shkruan Silvana Bushati për Sidorela Gjonin dhe ndan spotin e emisionit të saj.
Për newsbomb.al, modelja Silvana Bushati është shprehur se projektin e saj ia ka dërguar gazetares Sidorela Gjoni, por ajo i ka thënë “se nuk bën”. Por realizimi i të njëjtit projekt kohë më pas nga Gjoni, e ka indinjuar dhe më tepër modelen.