Rozë

”Kë do më shumë vjehrrin apo vjehrrën?”/ Rudina: Vjehrrin që kam tani, kurse vjehrrë kam dashur një tjetër po s’e them dot kë

Rudina Dembacaj është një nga personazhet më të dashur dhe të komentuar në showbiz-in shqiptar. Përveçse është aktive në televizion, teatër dhe me projekte të ndryshme, ajo është gjithashtu shumë aktive edhe në rrjetet sociale.

Aktorja e njohur herë pas here bën bashkëbisedime virtuale me ndjekësit e shumtë, ku nuk ngurron që të kthejë përgjigje për çdo lloj pyetje të mundshme që ata i bëjnë.

E kështu ka bërë edhe mbrëmjen e djeshme, ku Rudina ka kthyer përgjigje shumë të sinqerta për fansat e saj.

Ndër to nuk ka munguar edhe pyetja për vjehrrën dhe raportin me të. “Vjehrra ime është e moshuar. Marku kujdeset shumë për të dhe për të atin, gjithashtu edhe unë, me gjërat që ju duhen. Unë djalin e vjerrës e bëj shumë të lumtur! Është grua me fat që më ka mua nuse”, shrkuan ajo.

Edhe më parë Rudina është pyetur nëse do vjehrrin apo vjehrren dhe përgjigja e saj ishte: “Vjehrrin normal! Nga të gjitha vjehrrit që kam patur në jetë, Preng Frroku’n dua më shumë. Nga vjehrrat kam dasht një tjetër, po nuk e them do cilën.”

MË TË LEXUARAT

To Top