Aktorja Rudina Dembacaj prej më shumë se 2 vitesh ka kurorëzuar dashurinë e saj me Mark Frrokun.
Çifti nisën një romancë pas ndarjes së aktores nga ish-bashkëshorti, Aleksandër Varfaj , me të cilin ka edhe një vajzë, Viktorian.
Që pasi bëri publike lidhjen e tyre, Rudia Dembacaj poston herë pas here në rrjetet sociale copëza nga përditshmëria e tyre. Megjithatë së fundmi ndjekësve të saj i është dukur sikur postimet me bashkëshortin e saj janë më të rrallë. Në një bisedë që Rudina zhvulloi në Instagram, dikush e pyeti se pse poston kaq rrallë në rrjetet sociale me partnerin e saj.
“Shumë pak poston me Markun… ke frikë nga shtrigat?”– shkruan ndjekësi, ndërsa Rudina publikoi një foto me Mark Markun krahas së cilës shkruan:
“Mua më duket sikur postoj tepër.”