Keisi i ka dhënë fund marrëdhënies me Kristin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Ajo ka folur së fundmi me të duke i kërkuar të mbeten vetëm miq dhe ta vazhdojnë njohjen e tyre jashtë.
Keisi i ka thënë se ajo e ka harruar veten duke qëndruar pas tij. Nga ana tjetër Kristi ka pranuar që mërzitet nga vendimi i Keisit, por e ka respektuar.
Keisi: E gjithë gjëja, njohja jonë nuk të duket e çuditshme? Dua ta di se çfarë ndjen ti.
Kristi: Kemi kaluar shumë kohë mirë bashkë, kemi shumë komunikim të mirë.
Keisi: Mendon se ka rëndësi vetëm pëlqimi, duhet të ketë diçka më shumë por unë nuk e shoh atë pëlqimin e madh. Nëse të them unë se më mirë të vazhdojmë si miq e të vazhdojmë jashtë, si do e merrje, do mërziteshe?
Kristi: Do mërzitesha, po ti duhet të mbrosh mbi të gjitha veten.
Keisi: E di pse po e bëj këtë? Kam menduar shumë mirë, kam qarë por tani jam në fazën që mendoj tamam. Erdha këtu dhe gjeta një person që pata një kimi dhe një pëlqim, ai pëlqimi në fillim ishte shumë i bukur, por mbeti aty.
Ditët në vazhdim, njerëzit që e impononin, për një lidhje, ndërkohë që nuk kishte një lidhje, kjo gjëja i bëri të gjitha gjërat e tjera, erdhi edhe babi.
Mua më tre mbi shumë, është gjë e madhe për jetën time, jam vetëm 22 vjeç, nuk e di si e kam mbajtur dhe shpërtheva. Nga imponimi i njerëzve, u tremba nga kjo gjëja që thonin kjo gruaja, vjehrri, dhëndri. U bë e tepërt kur thonin që Keisi vetëm gatuan, unë këtu kam ardhur të tregoj se këndoj, unë këtu kam harruar të këndoj, unë bëra shumë për ty, erdha pas teje e harrova veten time.