Rozë

Kejvina flet kundër Kiarës dhe e degjeneron: Dashuria e saj nuk është e pastër për Luizin

Pas zgjedhjes së liderit të shtëpisë së BBV ditën e sotme, duket se në shtëpi ka patur një sër debatesh. Teksa bëjmë me dije se lider është zgjedhur Kiara, debate i parë është krijuar me Oltën.

Megjithatë duket se zgjedhja e liderit ka përfshirë edhe ish-banorët jashtë shtëpisë.Së fundmi më ironi ka reaguar Kejvina, e cila hapur ka shprehur mbështjetjen ndaj Luizit por siç duket nuk është shumë dakord me Kiarën.

“Ti po je punëtore e madhe. E mbaj mend Kiarën gjithë ditën pastor tavolinën, dërgo pjata tek lavamani, laj e shpërlaj, rregullo krevatin etj.

Nuk e ngrinte kokën njëherë e shkreta veç duke pastruar, e kishte shumë problem pisllëkun. Është punëtore s’kemi çti themi, atë që e ka, e ka. Fiks si dashuria e pastër që ka për Luizin. “- shkruan Kejvina.

Dashuria e Luiz Ejllit për Kiara Titon, sipas këngëtarit ka lindur që me 24 dhjetor 2022, nata kur u bë pjesë e ‘Big Brother VIP Albania’. Sipas Luizit, atë natë ai u dashurua me shikim të parë me moderatoren, të cilën e cilëson si femrën më të bukur që ia kanë parë sytë.

Lidhja e tyre nuk nisi menjëherë, por u desh të kalonte 1 muaj, që ata të dy të ishin çift. Edhe pse kanë uljet e ngritjet, Luizi dhe Kiara tregojnë se duhen e madje i qëndrojnë krah tjetrit edhe në momente të vështira.

MË TË LEXUARAT

To Top