Rozë

Kejvina reagon për Efin dhe Kiarën: Shtiren shumë, Luizi thellë do Dea Mishelin

Kejvina Kthella i ka dalë në mbrojtje Deas, ku përmes postimeve në Instastory shprehet se ajo meriton finalen pasi ka treguar qetësi. Sipas Kejvinës edhe Luizi do Dean në finale.

'Lëpihen e shtiren', Kejvina reagon ashpër ndaj Kiarës

“Thellë-thellë me zemër Luizi do Dean, aq sa donte Oltën aty brenda…sepse janë luft arake e nuk lëpihen për tu dukur bukur në publik. Koha do vërtetojë gjithçka.”

Në një status tjetër, Kejvina flet me superlativa për Jorin duke ironizuar në nëntekst Kiarën dhe Efin. “Një super yll dhe vajzë pozitive që nuk ka pikë lidhje me djallzinë e lëpirseve vërdallë. Edhe kë rcimet dhe shakat që bën me Luizin 100% pa të keq po thjesht kërcen, qesh, loz, kënaqet pa asnjë synim të keq. Jori, je bukuria e asaj shtëpie!”

Më pas, Kejvina ka publikuar foton e një freskueseje duke iu referuar asaj që i tha Arbër Hajdari Efit dhe Kiarës, që të marrin nga një freskuese t’i bëjnë fresk Luizit pas rikthimit në shtëpi.

“Ndërkohë unë për një moment harrova që nuk jam Luizi e po imagjinoja se po më bënin fresk edhe mua. Edhe unë me këtë imagjinatën time shkoj shumë larg. Çfarë dështakeje jam, varja. Lëre se po e mbyll me kaq se nuk jam lëpirëse, jam panettone”, shkruan Kejvina.

'Lëpihen e shtiren', Kejvina reagon ashpër ndaj Kiarës

'Lëpihen e shtiren', Kejvina reagon ashpër ndaj Kiarës

MË TË LEXUARAT

To Top