Kjo recetë keku nuk ka nevojë për vezë, kos apo qumësht. Përgatitet shumë thjeshtë me ujë dhe uthull dhe ka një shije të pakrahasueshme.
Përbërësit: 375 gram miell, 375 gram sheqer, 1 lugë çaji kripë, 2 lugë çaji sodë buke, 45 gram kakao, 180 ml vaj luledielli, 2 lugë gjelle uthull e bardhë, 2 lugë çaji ekstrakt vanilje, 500 ml ujë të ohtë.
Përgatitja: Kombinoni në nëj tas të amdh miellin, sheqerin, kripën, sodën e bukës dhe kakaon. Shtoni në të vajin, uthullën dhe ekstraktin e vaniljes.
Hidhni mbi të ujin dhe përziejini mirë. Shtojeni përzierjen në një tavë të lyer me pak yndyrë dhe vendoseni në furrë. Piqeni në temperaturën 180 gradë Celcius.