Moderatori Ledion Liço është shkëputur totalisht nga jeta publike dhe tashmë ka marrë rolin e drejtorit të përgjithshëm të kanaleve muzikore Radio Tv të Top Media, ku futet edhe Top Albania Radio.
Duke qenë se mban një peshë të madhe mbi supe si drejtues, Ledioni shfaqet shumë rrallë në media. Ai zotëron një adresë të tijën në Instagram, por nuk publikon asgjë dhe e kemi parë në shumë pak raste në profilet e Sara dhe Lori Hoxhës.
Edhe ditën e sotme ka ndodhur e njëjta gjë dhe Ledioni është shfaqur sërish në adresën e kunatës së tij, Lori. Për këtë herë ndryshe, jo thjesht në një foto. Ai shfaqet në videon e lançimit të linjës së saj të veshjeve, ku vjen në rolin e producentit.
Teksa i duhet të jetë pas kamerave, dhe të drejtojë xhirimet ai shihet i veshur me rroba sportive dhe me super energji që na mungojnë në ekran. Tashmë ai i ka rritur aq shumë flokët dhe i ka kapur bisht mbrapa. Ledioni shfaqet në formë të përkryer fizike dhe si gjithmonë mjaft i kuruar e i kujdesshëm me pamjen e tij.