Aktorja dhe blogerja Dea Mishel zbuloi pak kohë më parë se i ka dhënë fund lidhjes së saj disa vjeçare. E ftuar në “E Diell”, aktorja ka treguar se çfarë raporti ruan ajo tashmë me ish-partnerin e saj.
Dea u shpreh se e vetmja gjë që ka mbetur mes tyre është respekti dhe nuk ruajnë më asnjë lloj kontakti.
“Jemi dy njerëz të ndarë, kemi shumë respekt për njëri- tjetrin dhe nuk ka zënka nuk ka asgjë. Nuk ka më më le ti të lashë unë… normal që në fillime janë këto gjëra kur ndahesh por tani jo më, janë sheshuar gjërat. Nuk ruajmë një raport miqësor”, tha Dea Mishel.
Kujtojmë se një vit më parë, ajo tregonte se me partnerin “duhen shumë por zihen si macja me miun çdo dhjetë minuta”.