Lajme

”Këndi i Engjëllit” / Njihuni me Ioanën nga Fieri, që adhuron leximin, një fëmijë gjeni!

Nga Xhentiana Muskaj:

Ndoshta librat janë e vetmja magji e vërtetë, ka shkruar Alicce Hoffman. Magjinë e librave e ndesha në sytë e një vajze që jeton në qytetin e Fierit. Ajo quhet Ioana Vojanoviç. Ioana ka një faqe në Instagram që quhet ”Këndi i Engjëllit”.

Teksa e vështroja kuptoja se dashuria e saj për librat dhe leximin është për t’u adhuruar. Flet me aq pasion, aq dashuri i shpjegon aq bukur.

Në faqen e saj shikon se sa shumë e shijon Ioana leximin. Kudo libra, si tregoi ajo pjesën më të madhe i blen nga shtëpia botuese ”Albas”, merr edhe dhurata. Teksa e vështroja shikoja se si shkëlqenin sytë e saj për librat.

Një vajzë e vogël aq në paqe, aq e edukuar. Mbështetja e saj më e madhe është nëna, e cila e mbështet vajzën e saj. E nuk dua të mohoj se në një mentalitet si ai shqiptar, vajza si Ioana edhe paragjykohen pse lexojnë.

Edhe jam paragjykuar kur kisha moshën e Ioanës. E tani them se sa me fat jam që kam miq si libra, nga ta merr vetëm dije.

Më poshtë po ju sjell disa foto të Ioanës dhe mund të shtoj se për një vend më të mirë uroj vetëm të ketë fëmijë si Ioana që adhurojnë leximin./ Gazeta Korrekte

MË TË LEXUARAT

To Top