Dua Lipa dhuroi spektakël në “Sunny Hill Festival” në Kosovë. Por nuk ndodhi e njëjta gjë në Shqipëri. Dje në hapje të festivalit, këngëtarja nuk ndodhej në Tiranë.
Ajo po shijon pushimet me miqtë e saj në Ibiza, ku ndodhet prej ditësh. Në fotot e kapura nga paparacët, Dua shihet me një trup të tonifikuar me rrobabanje jeshile nga marka Chopova Lowena me printe të kuqe dhe vjollcë.
Në një nga fotot e publikuara nga Daily Mail, Dua shihet të hidhet në det teksa shijon pushimet me miqtë e saj.