Drake ka bërë një varëse të cilën ia dedikon të gjitha propozimeve për martesë që ka dashur t’u bëjë partnerëve që ka pasur në të kaluarën. Varësja përbëhet nga 42 gurë me diamantë nga të gjitha propozimet që ai donte të bënte, por në fund nuk i bëri.
Sipas varëses, ai ka menduar të paktën 42 herë t’i propozojë një ose më shumë vajzave, pasi varësja që ka bërë përmban 42 unaza fejese dhe i ka vendosur emrin “Fejesat e vjetra”.
Varësja është prej ari të bardhë dhe ka 351.38 karat diamante. U deshën 14 muaj për ta krijuar.
Drake ka qenë në një marrëdhënie me artistë të famshëm, duke përfshirë Rihanna, George Smith dhe Sophie Brusso.