Modelja shqiptare Arbenita Ismajli u bë nënë për herë të parë më 24 prill të vitit 2021.
Çiftit Fero dhe Arbenita ju lindi një vajzë që ia lënë emrin, Nina. Si një nënë e re, modelja kohë pas kohe shkruan dedikime të ndiera për vogëlushen e saj.
Së fundmi ajo ka postuar një fotografi derisa e ka Ninë në kraharorë duke bërë gjumë, ku nuk munguan fjalë shumë speciale në mbishkrim.
”Dëgjoj shumë nëna që flasin për mënyrën se si e humbën identitetin e tyre pasi lindën një fëmijë.. Jam e lumtur të them që e imja më bëri të kuptoj se isha e humbur më parë.. Faleminderit që më bëre nënën më të lumtur në planet. Të kesh fëmijë është me të vërtetë një bekim që nuk mund ta përshkruani 🫶🏼 #NINA”, ka shkruar ajo ku ka pozuar plotë buzëqeshje.