Rozë

Këngëtari Genc Prelvukaj infektohet me koronavirus, ja si është gjendja e tij/ Flet edhe Eni Koçi tregon si është

Ditën e djeshme, reperi i njohur Genc Prelvukaj njoftoi ndjekësit në rrjete sociale se ishte infektuar me Covid-19.

Në ditë karantine Genci dhe Eni festojnë përvjetorin

Ai tregoi se pavarësisht se po ruhej prej një viti dhe kishte treguar shumë kujdes, nuk i kishte shpëtuar dot virusit.

“Për gati një vit kujdes, masa mbrojtëse dhe shmangie sa më shumë nga kontaktet me njerëz, për fat të keq, pas disa shqetësimeve shëndetësore i jam nënshtruar testimit të Covid-19, me ç’rast kam rezultuar pozitiv. Përkundër shqetësimeve jo të vogla shëndetësore, këtë betejë kam vendosur ta fitoj sa më parë.”– ka shkruar Genci.

Pas infektimit të tij, gjithashtu partnerja e Gencit, këngëtarja Eni Koçi ka treguar eksperiencën e saj me Covid-19.

Ajo ka publikuar rezultatin e testit, duke treguar se ka qenë e infektuar me virus tre muaj më parë. Eni shkruan se fatmirësisht, Covid-19 e kaloi pa shqetësime.

“Për fatin tim të mirë, e kam kaluar virusin para tre muajve pa shqetësime serioze. Ju uroj shërim sa më të shpejtë të gjithëve që po e kaloni ndërkohë.”– shkruan këngëtarja.

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj konfirmojnë lidhjen për festa, ceremonia VIP që kanë planifikuar për 2019-n

Eni dhe Genci nuk fshihen më, pozojnë bashkë në evente - Gazeta Online INSAJDERI

MË TË LEXUARAT

To Top