Kryeministri Edi Rama dhe këngëtari i njohur Mozzik, janë bërë bashkë dhe kanë shkrepur një fotografi.
Ai e ka cilësuar Ramën si strategun më të mençur dhe të madh të gjeneratës së tij. “Mendimet dhe pëlqimet për njerëzit në politikë gjithmonë i kemi të llojllojshme.
Por, strateg më të madh e të mençur se Edi Rama, të paktën gjenerata ime nuk e ka mbërritur. Qe thojnë do pleq: I përpiktë”, ka shkruar reperi i famshëm krahas fotografisë.
Kujtojmë se Mozzik ka treguar shpeshherë mbështetjen për politikanë të caktuar por së fundmi ai nuk ka kursyer lëvdatat dhe për kreun e qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama.