Butrint Imeri publikoi ditën e djeshme një foto të ish-partneres Kiara Tito, të cilës i kishte vendosur një kurorë. Ky veprim çuditi jo pak fansat pasi dyshja janë ndarë prej kohësh e që nga atëherë nuk janë parë më bashkë.
Sipas moderatores Aulona Musta kjo ka qenë një përgjigje e Butrintit ndaj ish-it tjetër, Olta Beqirit. Kjo e fundit kishte publikuar një foto në mbështetje të Luizit, e pas saj Butrinti ka postuar foton e Kiarës.
Olta hodhi më pas një foto tjetër ku shkruante “Mos u nxeh, mos u nxeh”.
E ftuar në “Fan Club”, Aulona tha se duket sikur dyshja po thumbojnë njëri-tjetrin përmes Big Brother. Po ju si mendoni?
Olta dhe Butrinti kanë qenë në një lidhje gati dy vjeçare. Ata u ndanë pak muaj më parë për motive që nuk dihen.