Arkimed Lushaj, i njohur me nofkën artistike “Stresi” është banor i shtëpisë së Big Brother Vip Kosova. Stresi në një bisedë me tre prej banorëve ka folur edhe për këngëtarin e njohur, Flori Mumajesi.
Ai ka thënë se Mumajesi është në depresion dhe që askush nuk po i qëndron afër, shkruan Insajderi. “Çdo artist shqiptar dridhet kur incizon Flori, le çka thonë, krejt dridhen prej emocionit.
Kur ta bënë një këngë, kur futesh në mikrofon sdi çka me të thënë…unë krejt artistët i kam njoftë tek studio e Florit, qysh u sjellshin me të edhe Flori tash që është në depresion, askush si rrinë afër, askush”, dëgjohet duke i thënë ai çiftit Alisa Urim dhe banores tjetër Gresa Hoti.
Prania e Flori Mumajesit në edicionin e 61 të Festivalit të Këngës ishte dicka që u aludua pak ditë më parë, nisur nga deklaratat e Arbana Osmanit, që këtë vit moderon dhe drejton eventin.