Ish-konkurrenti i “Big Brother VIP Kosova”, Bruno Pollogati ka bërë një deklaratë të fortë. Gjatë një intervistë në ‘Kanal 10’ në Kosovë, ai ka treguar se është paguar nga produksioni para se të bëhej pjesë e shtëpisë pasi i la të gjitha angazhimet e tij. Bruno pretendon se të gjithë banorët janë paguar.
“Të gjithë janë paguar, secili mbaj përgjegjësi për veten se çfarë kanë folur por patjetër që paguhemi, unë për vete jam paguar, por besoj të gjithë banorët janë paguar sepse je artistë dhe ti lë obligimet e tua dhe familje, unë jam mësues muzike në një kolegj në Tiranë, të gjithë janë paguar është e vërtetë”, ka thënë ai.
Kujtojmë se “Big Brother VIP Kosova” përfundoi me 17 Mars. Finalistët ishin Stresi, Xhuli, Vedati, Artani dhe Mbresa ndërsa fitues u shpall Stresi.