Rozë

Këngëtari Redon Makashi tregon historinë e pazakontë përballë Rudina Magjistarit/ Ja si përfundoi në Egjipt duke mbjellë pemë me Aleksandër Gjokën dhe Dashnor Dikon





Në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka qenë i ftuar këngëtari i njohur Redon Makashi i cili ka folur për projektin e ri që ka sjellë së fundmi. Ai ka risjellë këngën e tij “Më mohove” në një version tjetër dhe me videoklip.

Historia e maskave të '97-ës, si shpëtuan Aleksandër Gjoka dhe Redon Makashi

Gjatë intervistës Redoni ka rrëfyer dhe një histori që i ka ndodhur në Egjipt kur ishte me Aleksandër Gjoka dhe Dashnor Dikon. Ai tregon se ishin ftuar për koncert, por përfunduan duke mbjellë pemë nëpër kodrat e Egjiptit.

Rudina Magjistari: Po çfarë është ai rreth mo Redon? Redon Makashi: Kjo është marrë në Egjipt, në një jo aktivitet por në punë fizike.

Rudina Magjistari: Që do të thotë? Redon Makashi: Është një histori shumë e gjatë.

Rudina Magjistari: Me kë ke qenë aty? Redon Makashi: Kam qenë me Sandrin me Dashnor Dikon, ajo është një histori që do na mbajë gjysmë ore duke e treguar.

Rudina Magjistari: Më trego momentin e blerjes së unazës.

Redon Makashi: Fillimisht ne shkuam për aktivitet, por përfunduam duke mbjellë pemë në Egjipt. Ne me çunat shkuam për koncerte. Ishte ngatërruar ftesa, kishte ardhur ftesa e Ministrisë së Bujqësisë. Ka gallata kjo histori, është e gjatë. Thoshte Sandri s’kam punuar në Shqipëri, do mbjell pemë në Egjipt.

Rudina Magjistari: Realisht shkuat mbollët pemë në Egjipt? Redon Makashi: Jo nuk pranuam, bëmë një re voltë. Shkuam mes zeza këve, po çne ne këtu, a kemi koncert i thoshim atij të ministrisë, do bëjmë koncert apo jo? Ai pasi bisedoi me ata organizatorët që na kishin ftuar, tha çuna ne kemi ngatërruar ftesën, po duhet të mbjellim disa pemë. Çfarë pemësh? Në s’mund të ktheheshim dot Shqipëri sepse bileta ishte për 15 ditë. Po ka shumë histori, është shumë e gjatë. Dhe si përfundim ato lekët e fundit që na mbetën, se harxhuam dhe lekët, nuk kishim as lekë me vete, shkuam blemë të gjithë nga një byzylyk, po asnjë nga çunat nuk e kanë, kjo e imja rezistoi.

Redon Makashi për kolegët e vet këngëtarë: Kur i kam parë 'live' kam  mbajtur barkun me dorë!

Redon Makashi, finally, had a 'secret plan' for the marriage she  unintentionally discovered




MË TË LEXUARAT

To Top