Rozë

Këngëtari shqiptar: Do këndoja shqip me Goran Bregoviç në Serbi, po kjo le të bëhet





Këngëtari i njohur shqiptar Arif Vladi është shprehur se nuk do të këndonte kurrë me këngëtarin serb Goran Bregovic në asnjë vend të Shqipërisë. Por nuk e ka problem të këndojë këngët e tij, patriotike, në Beograd.

“Unë me Bregoviqin do të pranoja të këndoja në Beograd, ku ai do të këndonte serbisht dhe unë të këndoj këngët e Kosovës në shqip, por në Shqipëri ku rrë jo”, tha Vladi.

Ai shtoi se kushti i vetëm për të kënduar me të në Shqipëri, është vetëm nëse së pari do të këndonte në Beograd këngët për Kosovën.

“Së pari duhet të na ftojnë neve në Beograd, të këndojmë ne këngët tona edhe ai le të këndoje këngët e veta, por në Beograd ma së pari, vetëm këto kushte kisha pranuar”, ka deklaruar Vladi.

Ai tha se një koncert i këngëtarit serb ishte planifikuar të mbahej në Shqipëri edhe më parë, menjëherë pas luf tës së Kosovës. Ngjarja kishte ndodhur në Durrës gjatë verës, ku nga një biznes privat ishte i ftuar edhe këngëtari Goran Bregovic për të kënduar.

Vladi tregoi se bashkë me disa kolegë të tij kishte qenë kundër kësaj dhe kishin organizuar një koncert tjetër shumë afër vendit ku ishte planifikuar performanca e Bregovic. Ai shtoi se me ndihmën edhe të disa biznesmenëve nga Kosova, koncerti i tyre madhështor u mbajt dhe filloi gjysmë ore para atij të këngëtarit serb.

“Publiku ishte i tëri atje, me ne, ku më pas këngëtari Goran Bregoviq u detyrua që të mos e mbante koncertin fare”, tregon Vladi. Kujtojmë se shumë artistë shqiptarë kanë reaguar ashpër ndaj këngëtarit serb, Goran Bregovic, pasi ai është i ftuar të performojë në Festën e Birrës në Korçë me datë 22 Gusht.

Protesta për koncertin e Goran Bregovic në Korçë, Bashkia: Nuk tërhiqemi, arti nuk është politikë – A2 CNN





MË TË LEXUARAT

To Top