Në “Big Brother VIP Kosova prime” Stresi ka bërë një deklaratë të fortë mes lotësh. Ai ka pranuar publikisht se arsyeja e ndarjes nga ish-bashkëshortja, Keisi, ka qenë tradhtia nga ana e tij.
Mes lotësh, Stresi i thotë të gjitha për ndarjen nga Keisi:
“Ajo më trajtoi si mbret, unë nuk arrita ta trajtoja atë si mbretëreshë. Është gabim fatal i imi. Aty nëna ime u copëtua komplet se e ka dashur shumë ish-bashkëshorten time. Ne nuk jemi ndarë mirë, jemi ndarë me zënka. Mënyra si jemi ndarë ne është mënyra më e trishtë që mund të ndodhte. Ajo ka pasur ekstrem të drejtë që është larguar nga unë. E kam tradhtuar ish-bashkëshorten time dhe ka qenë gabimi më i madh i imi. Ajo më fali aq njeri i mirë është. Ajo sak rifikoi gjithçka, familjen e saj, la dy punët e veta, Kanadanë dhe erdhi të jetonte me mua në Shqipëri”, ka thënë Stresi duke shtuar se një ngjarje e ndodhur më tej në Prishtinë (ku nuk kishte tradhti) kishte ndikuar që dyshja t’i jepnin përfundimisht fund lidhjes se tyre.
“Kemi pasur një show në Prishtinë dhe bashkë me shokët kemi shkuar në hotel, kemi qenë rreth 10 veta. Mirëpo gabimi im fatal ka qenë që e prezantova Keisin me të dashurat e shokëve edhe pastaj sic në hotel, shoku ka shkuar me femra të tjera. Shoqja e shokut e ka kapur shokun e vet dhe unë kam qenë thjesht në holl. Keisi nuk e ka besuar, ka qenë e pabesueshme për të”, shtoi reperi.
Mes lotësh, Stresi i thotë të gjitha për ndarjen nga Keisi:
Moderatori Alaudin Hamiti e pyeti nëse i ka marrë leje Keisit për të zbuluar këtë detaj para një publiku të tërë. “Jam 35 vjeç dhe nuk marr leje nga askush. Unë thjesht dua t’i kërkoj falje Kejsit dhe gjithë familjes së saj, edhe të times. Mjafton të më pranojë faljen dhe jemi në rregull”, u përgjigj Stresi.