Këngëtarja Mihrije Braha në emisionin e “E Ardhmja Është Vajzë” foli për vështirësitë me të cilat është përballur në jetë.
Mihrije u ndal edhe tek l uf ta që përjetoi Kosova dhe bast isjen e shumë familjeve shqiptare në Kosovë nga u sh tria serbe.
“Në atë kohë na humbi kontakti me familjen. Për ato 72 ditë unë jetën e kam jetuar si në ajër. Diçka e pabesueshme. Dita e çl irimit dhe kthimi jonë në Kosovë ka qenë nja nga ditët më të suksesshme të popullit shqiptar. Edhe pse shtëpitë i kishim të dje gur të gjithë filluam të lumtur nga zero.
Ka qenë një periudhë e vështirë sepse kemi vuajtur. Ka qenë një kohë kur nuk e dija se ku e kisha familjen. Në një nga momentet kam telefonuar Ardit Gjebrean të interesohej se tek Radio Televizioni Shqiptar të njoftonte nëse dikush e dinte se ku është familja e Mihrije Brahas. Aty është bërë edhe njoftimi. Pasi jemi çl iruar është kur më treguan familjarët që pasi e kanë parë, kanë mësuar se unë isha gjallë”, shprehet ajo.