Këngëtarja e njohur, Christina Perri ishte në pritje të fëmijës së dytë, por fatkeqësisht e ka humbur foshnjën e saj.
34 vjeçare ka njoftuar në Instagram humbjen e bebushes, me anë të një fotoje, ku shihen duart e saj dhe të bashkëshortit Paul Costabile, duke mbajtur duart e vogëlushes.
Ajo shkruan se vajza e saj iku në heshtje, pasi lu f toi shumë t’u bërë pjesë e kësaj bote.
“Natën e kaluar, ne humbëm vajzën tonë. Ajo lindi pa shenja jete, pasi lu ft oi aq fortë të bëhej pjesë e kësaj bote. Ajo tani është në paqe, dhe do të jetoi gjithmonë në zemrat tona”.
Christina u shtrua në spital më 11 nëntor për shkak të ndërlikimeve të shtatzënisë dhe në një status tregonte se asgjë nuk po shkonte mirë me beben e saj.