Në dhjetor të vitit që lamë pas, Bebe Rexha arriti në Shqipëri dhe vizitoi shtëpinë e familjes Musa në Bubq. Shtëpia e tyre u shkatërrua nga tërmeti i 26 nëntorit dhe ajo u zotua se do t’ua ndërtonte nga e para.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, këngëtarja ka bërë të ditur se shtëpia ka përfunduar. Bebe ka publikuar një video në Instagram, ku shihen familjarët duke hyrë në shtëpinë e re.
“Shtëpia e parë u mbarua! Faleminderit të gjithë atyre që dhuruan në fondet për tërmetin në Shqipëri. Faleminderit ty Monika Kryemadhi që më ndihmove për ta bërë të mundur këtë gjë! Diçka kaq e bukur për t’u parë. Fiks në kohë për festa! Asgjë nuk më mbush më shumë”, ka shkruar ajo krahas videos.