Elda Shabani, e njohur si Madonna Shqiptare ka bërë një rrëfim në “ABC e Mëngjesit”. Ajo ka folur fillimisht për rikthimin e saj në muzikë pas kaq shumë vitesh dhe ka ndarë edhe detaje nga jeta private. Këngëtarja ka zbuluar se është martuar për here të dytë, pasi ish-bashkëshorti e tradhtoi me shoqen e ngushtë.
“Unë kam qënë e martuar më përpara dhe kur erdha në Shqipëri, e nxora në një emision. Edhe ajo që e mori ishte shoqja e ngushtë. Ishte shumë e vështirë, kështu që mos i reklamoni shumë burrat. Kujdes nga shoqet e ngushta. Mos besoni shumë se shoqet e ngushta pëlqejnë pikat më të bukura që ti i ke dhe t’i tërheqin avash-avash. Kështu që bëni kujdes, ose më mirë mbani një shok të ngushtë. I kapa në flagrancë, duke më tradhtuar.
Njohja me bashkëshortin aktual ishte shumë natyrale, shumë e bukur. Ishte një njeri i pjekur. Kur të ndodhin këto peripecirat, ti gjithmonë mundohesh të zgjedhësh një person akoma më të pjekur. Unë e zgjodha, ishte një njeri jo shumë shumë i ri dhe as shumë i vjetër. Kishte një pjekuri, ishim shokë. Mendoj që kur martohesh me një person, nuk duhet vetëm të shohësh buzët e bukura apo ka një makinë të bukur dhe do të martohem me atë. Absolutisht jo, është më mirë ta kesh thjesht shok, ta njohi botën, t’ia njohësh dhe me kalimin e kohës rritet dashuria. Unë jam 46-vjeçe, ai është 55-vjeç”, tregoi ajo.