Qeveria greke po zgjerohet me 12 milje detare në ujërat që lagin edhe Shqipërinë dhe këtë gjë, MPJ Nikos Dendias e sheh si të drejtë të vendit të tij që thotë se do ta çojnë deri në fund, ndërkohë që Shqipëria e ka quajtur antikushtetuese me gjykatë, marrëveshjen dypalëshe dhe çështja ka shkuar në Hagë.
Në një intervistë për gazetën greke “Parapolitika”, Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias foli në numrin e të shtunës, për atë që e cilëson të drejtën e Greqisë për të zgjeruar ujërat territoriale në favor të saj me 12 milje detare.
“Në janar 2021, … i propozova Kuvendit të Greqisë, në emër të qeverisë, projektligjin për shtrirjen e ujërave territoriale në Jon, deri në Kepin e Tenaros, në 12 milje detare.Ky është një projektligj me rëndësi historike, pasi për herë të parë që nga viti 1947, Parlamentit iu kërkua të votohej për rritjen e zonës së sovranitetit kombëtar, duke ushtruar një të drejtë sovrane që rrjedh nga Konventa e OKB-së mbi Ligjin e Detit.
Sipas nenit 1, paragrafi 2 i këtij ligji, Greqia shpreh qartë se rezervon privilegjin për të ushtruar këtë të drejtë përkatëse në rajonet e tjera të territorit.Prandaj shtrirja e ujërave territoriale në 12 milje detare përbën një privilegj të patjetërsueshëm që buron nga e Drejta Ndërkombëtare dhe që vendi ynë do ta ushtrojë në çdo vend dhe në çdo kohë që do të zgjedhë, me qëllim mbrojtjen e interesave kombëtare”, tha ai.