Kryeministri Edi Rama së bashku me bashkëshorten e tij Linda Rama ka qenë i pranishëm në një aktivitet për 100 vjetorin e Tiranës, i cili u mbajt në sheshin “Nënë Tereza”.
Rama u shoqërua edhe nga Ministrja e Kulturës Elva Margariti, ndërsa në fjalën e tij e cilësoi Tiranën si një histori dashurish.
“Tirana është një histori dashurish, të vjetra, zgjuara, të forta, të rënda, të fri kshme të vrullshme. Nuk njoh asnjë kryeqytet tjetër ku sheshi të jetë si një zemër e hapur, mbi të cilën janë të shënuara si një li tar dashurish, marr ëdhëniet e vendit me të tjerët dhe vetveten dhe vetë Zotin lart në qiell. Xhamia, e ngritur, e mbyllur, e rihapur.
Kisha, e zh dukur e rishfaqur. Ministritë, për mbretin, për pushtuesin, dikt atorin, përfaqësuesit, banka, pallati i kulturës, hoteli, muzeu. Çfarë fati të jesh pjesë e kësaj historie, të kesh shansin të shkruash emrin tënd në lit arin e një jete që vazhdon prej 100 vitesh me Tiranën kryeqytet. Tirana është një histori dashurish”, tha Rama.