Marrja e një qetësuesi të fortë sa herë ndjeni dh imb jet dhe su l met e migrenës, nuk është një ide e mirë. Gjithmonë zgjidhjet natyrale janë një ide më e mirë. Disa këshilla të cilat mund t’i keni lexuar edhe online janë prija e sa më shumë uji, konsumi i xhinxherit, vajit të peshkut, vitaminës B2, koenzimës Q10, etj.
Por a ju ka folur dikush për vajin e me ntes? Ai gjen përdorime tek pastat e dhëmbëve, larësite gojës, çamçakëzat, por ky vaj esencial është gjithashtu i dob ishëm për të lehtësuar tre tjen, të vjellat, an kt hin, gazrat, dhim bjet e kyçeve dhe të muskujve.
Vaji i mentes është gjithashtu një përbërës natyral i shkëlqyer për ata që vuajnë vazhdimisht nga dhimbjet e migrenës. Për shkak të efekteve qetësuese dhe mpirëse, ai siguron një lehtësim të shpejtë dhe efektiv nga migrena. I kombinuar me relaksin, përdorimi i këtij vaji aromatik esencial dhe të fuqi shëm mund të jetë një nga mënyrat më të shpejta për t’u përballur me dhi mbjen e kokës.
Në mënyrë që të lehtësoheni nga migrena thjesht aplikoni disa pika vaj menteje në ballë dhe tëmtha. Mbyllni sytë ,relaksohuni dhe sigurohuni që aroma e mentolit të qetësojë migrenën tuaj. Nëse migrena është diçka me të cilën përballeni rregullisht, është një ide e mirë të investoni në qirinj natyralë, shkopinj aromaterapie, freskues ajri dhe aparat thithjeje me mente.