Ushqime

Këto janë arsyet përse duhet të pini për ditë ujë të nxehtë me limon në dimër, ilaç për këto sëmundje

Një filxhan kafe, një gotë qumësht apo një kakao e ngrohtë? Për shumë njerëz mënyra se si nisin ditën bëhet përcaktuese për vijimësinë e saj.

Pse duhet te pini uje me limon ne mengjes - Bota Sot

Por nëse doni t’i bëni një të mirë të madhe organizmit, hiqni dorë nga alternativat e mësipërme dhe zëvendësojini me ujë me limon. Edhe pse dimër, e ndoshta diçka e ngrohtë do të ishte idealja për zgjimin, uji me limon nuk duhet të mungojë as në këtë stinë.

1.Lehtëson trejten: Lëngu i limonit nxit mëlçinë të prodhojë sa më shumë lëng biliar, një acid shumë i rëndësishëm për procesin e trejtjes së ushqimeve. Sipas American Cancer Society, të gjithë pacientët që kanë probleme me kolitin duhet të nisin ditën me lëng limoni.

2.Pastron organizmin: Mënyra më e mirë për të eleminuar toksinat nga organizmi është nëpërmjet urinës. Acidi citrik i limonit jo vetëm që stimulon prodhimin e shpeshtë të urinës. Përmirëson gjithashtu funksionin e enzimave të mëlçisë duke sjellë detoksifikimin e saj.

3. Rrit veprimin e sistemit imunitar: Limoni është i pasur me acid askorbik ( vitaminë C) që forcon veprimin e sistemit imunitar, duke krijuar një barrierë që mban larg infeksionet e ndryshme. Kur pini ujë me limon trupi juaj përthith shumë hekur, një përbërës i rëndësishëm që nxit veprimtarinë metabolike.

12 arsyet përse uji me limon në mëngjes të bën mirë - Gazeta Mapo

MË TË LEXUARAT

To Top