Dy memorandum mirëkuptimi dhe një marrëveshje ndërshtetërore. Këto janë tre dokumentet që do të firmosen sot në Shkup, pas dsikutimeve në forumin ekonomik, mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, kryeministrit maqedonas Zoran Zaev dhe presidentit serb Alexandër Vuçiç.
Një memorandum mirëkuptimi ka të bëjë me nismën për të lehtësuar importin, eksportit dhe lëvizjen e mallrave në ballkanin perëndimor që dalin nga nisma për bashkëpunim të përparuar ekonomik rajonal mes tre vendeve. Synohet përmirësimi i kushteve në lidhje me shkëmbimin e mallrave dhe shërbimeve dhe dhe iniciativën e bashkëpunimit mes vendeve në drejtim të mbrojtjes dhe shpëtimit nga katas trofat.
Udhëheqja politike e tre vendeve vendos të forcojë marrëdhëniet dhe mirëkuptimin reciprok duke shprehur vullnet për të hequr pengesat në tregtinë reciproke ndërkufitare.
Një pikë do të jetë bashkëpunimi I doganave dhe autoriteteve të tjera kompetente si dhe dispozita të vecanta për sigurinë ushqimore, cështjet veterinare dhe fitosanitare të lëvizjes së produkteve industrial jo ushqimore.
Me Marrëveshjen për Bashkëpunimin për Mbrojtjen dhe Shpëtimin nga Katastrofat në Ballkanin Perëndimor, palët kontraktuese rregullojnë kuadrin e kushteve për ndihmë vullnetare në rast fatkeqësish: planifikimi dhe zbatimi i masave për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore dhe përmbytjet, tërmetet, zjarret, ndotja e mjedisit , aksidentet e anijeve, rreziqet radiologjike, pandemitë, si dhe fatkeqësitë industriale dhe të tjera, raportimi i ndërsjellë i kërcënimeve, ndodhive dhe pasojave të fatkeqësive, edukimi dhe trajnimi i personelit të shërbimit, njësive të mbrojtjes dhe shpëtimit dhe anëtarëve të tjerë të ekipeve të shpëtimit, shkëmbimi i shkencore dhe të dhëna teknike dhe dokumente të tjera të rëndësishme për mbrojtjen nga fatkeqësitë dhe bashkëpunimin në zhvillimin dhe prodhimin e pajisjeve dhe ndihmës së shpëtimit.