Leximi

Këto janë shenjat e para të diabetit/ Ja çfarë duhet të mos nënvlerësoni

Paradiabeti është faza e parë e diabetit. Mjekët e konsiderojnë atë si një shenjë paralajmëruese. Paradiabeti ndodh kur niveli i glukozës në gj ak ose niveli i sheqerit në gj ak është më i lartë se normalja, por nuk është aq i lartë sa të konsiderohet diabet.

Një nga faktorët e shfaqjes së paradiabetit është trashëgimia gjenetike. Nëse dikush në familjen tuaj të afërt vuan ose ka vuajtur prej kësaj sëmundje, ju keni më shumë gjasa të rezultoni me diabet.

Paradiabeti është një tregues se mund të zhvilloni diabetin e tipit 2 nëse nuk bëni disa ndryshime të jetesës.

Shenjat e Paradiabetit:

Diabeti zhvillohet shumë gradualisht, kështu që kur jeni në fazën e paradiabetit, mund të mos keni fare simptoma mjekësore.

Megjithatë, mund të vëreni se:

• Ndjeni uri më tepër se zakonisht

• Jeni duke humbur peshë, pavarësisht se hani më shumë

• Jeni më të etur se zakonisht

• Ju duhet të shkoni më shpesh në banjë

• Ndjeheni më të lodhur se zakonisht

Të gjitha këto janë shenja tipike të lidhura me diabetin, prandaj nëse jeni në fazat e hershme të diabetit, mund t’i vini re ato.

Por lajmi i mirë është që paradiabeti është i kthyeshëm nëse merren masat e duhura.

Mbipesha, mungesa e aktivitetit fizik, kolesteroli i dëmshëm, tensioni i lartë janë çka duhet të përmirësoni.

Zgjidhje natyrale për Paradiabetin

Njerëzit që konsumojnë më shumë bishtajore përballen me një rr ezik më minimal për shfaqjen e paradiabetit, ose nivelit në rritje të glukozës në gj ak.

Bishtajoret përfshijnë fasulet, bizelet, thjerrëzat e shumë të tjera, të cilat rekomandohen si ushqime shumë të shëndetshme për organizmin.

Të dhënat e një studimi të publikuar median mjekësore tregojnë se njerëzit që konsumojnë tre ose më shumë racione fasulesh në javë përballen me një rre zik 25% më të ulët të shfaqjes së paradiabetit.

Njerëzit që konsumojnë vetëm një racion ose më pak në javë, janë shumë herë më të rre zikuar.

Ekspertët e AgroWeb.org besojnë se konsumi i bishtajoreve ndihmon në rënien në peshë, lufton obezitetin dhe ul tensionin e gja kut.

Një studim i publikuar në British Journal of Nutrition analizoi lidhjen e bishtajoreve me paradiabetin.

Shkencëtarët u shprehën se ulja e masës dhjamore në organizëm është mënyra më e mirë për të trajtuar paradiabetin dhe parandaluar transformimin e tij në diabet.

Hani më mirë, jo hani më pak

Kufizimet kalorike janë në epiqendrën e të gjitha strategjive për rënien në peshë.

Por shkenca thotë se shumica e njerëzve që bien në peshë duke hequr kalori, i marrin sërish kilogramët e humbur në muajt apo vitet në vijim.

Për herë të parë studiuesit analizuan suksesin e dy hapave të rëndësishëm në ushqyerje, ngrënia e fasuleve dhe kufizimi i kalorive.

Pjesëmarrësit në studim u ndanë dy grupe. Grupit të parë iu dha detyra e ngrënies së pesë pjatave me thjerëza, qiqrra, bizele dhe fasule në javë.

Grupit të dytë iu kërkua vetëm të kufizonte numrin e kalorive, pra sasinë e ushqimit.

Me fjalë të tjera, grupit të parë iu kërkua të konsumonin më shumë bishtajore, dhe grupit të dytë iu kërkua të hante më pak.

Nuk është çudi që grupi i parë rezultoi fitues.

Konsumi i bishtajoreve rezultoi të ishte shumë efikas në uljen e faktorëve të rrezikut të shfaqjes së paradiabetit siç janë ulja e masës dhjamore dhe niveli i balancuar i sheqerit në g jak.

Shkencëtarët dolën në konkluzionin se ngrënia e pesë racioneve me fasule, thjerëza, qiqrra dhe bizele në javë pa bërë ndryshime madhore në stilin e ushqyerjes, pakësonte faktorët e rrezikut të shfaqjes së paradiabetit.

Konsumi i bishtajoreve ishte më efikas se marrja e 500 kalorive më pak në ditë.

Këto konkluzione janë shumë inkurajuese për njerëzit që vuajnë ose janë të rrezikuar nga diabeti i tipit 2.

Ato tregojnë se ndryshimet e thjeshta në regjimin ushqimor, siç është përfshirja e bishtajoreve sjellin ndikim pozitiv në nivelin e sheqerit në gj ak./AgroWeb

Successful prevention programme to stop diabetes surge - Northern Health  and Social Care Trust

MË TË LEXUARAT

To Top