Rozë

Kiara e tha hapur: Kam gjetur dashurinë e jetës në ‘Big Brother’ dhe jam shumë e lumtur për këtë

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë kthyer në dy prej banorëve më të kometuar të Big Brother VIP Albania. Dyshja prej javësh janë bërë çift dhe momentet romantike dhe int ime mes tyre nuk mungojnë.

Banorët kanë realizuar sfidën e radhës që iu dha nga “Vëllai i Madh”, “Cabare Show”. Të gjithë banorët kanë dhuruar spektakël me perfoamncat e tyre, disa në këndim, të tjerët vallëzim dhe interpretim.

Ndërsa, Kiara e cila zgjodhi të këndonte këngën e artistes Beyonce “Crazy in Love” përfshiu në performancën e saj edhe Luizin.

Të dy shkëlqyen dhe dukeshin elegant në kostume me ngjyrë të zezë, teksa Kiara u shfaq sensuale duke performuar pranë Luizit.

Ajo që e bëri më të veçantë performancën e moderatores ishte se ajo e mbylli atë me një puthje plot pasion me këngëtarin.

“Jam e lumtur që kam gjetur dashurinë e jetës këtu brenda”- tha Kiara.Moderatorja e ka pranuar këtë gjë, në prezencë të të gjithë banorëve, teksa ishin duke zhvilluar “Cabaret Show”.

MË TË LEXUARAT

To Top