Në fillim u duk se po krijohej një miqësi mes Oltës dhe Kiarës, mirëpo kjo e fundit është shprehur e zhgënjyer nga aktorja. Sipas saj Olta flet vetëm vetë, ndërsa se çfarë i thonë të tjerët nuk i intereson.
Kiara: Ty të intereson ta thuash një bisedë për veten tënde deri në fund, por se çfarë thonë të tjerët nuk të intereson.
Olta: Bravo, shumë mirë bëre që more zemër dhe i the gjërat që paske pasur në mendje.
Kiara: Kam bezdi kur tregon mungesë respekti, e kam vënë re dy-tre herë këtë gjë. Ta thashë tani që mos ta bësh më, ose mos më fol fare.
Olta: Gjërat që kam me ty dua ti diskutoj vetëm me ty, nuk dua të flas në sy të tjerëve.