Kiara Tito ka shkuar mëngjesin e sotëm për të folur me Luiz Ejllin, i cili ndodhet në ‘bu rg’ që nga mbrëmja e së shtunës. Pasi i thonë mirëmëngjesi njëri-tjetrit, këngëtari pyet moderatores se kush i bëri kafen.
Tito i thotë se ishte Beati dhe ua bëri të gjithëve. Nga ana tjetër, duke qeshur, Ejlli i thotë asaj që t’i tregojë atij se ‘do jetë e fundit’.
Kiara: Erdha të them mirëmëngjesi! Luizi: Mirë moj zemër. Kush është duke të ta bërë kafen? Luizi: Beati është duke të të bërë kafen! Kiara: Po, të gjithëve! Luizi: Do jetë kafja e fundit që bën.
Në spektaklin e së shtunës banorëve iu transmetua një video e shkëputur nga vendet ku ndodhi tërmeti që deri më tani ka lënë të vdekur më shumë se 34 mijë persona.
Nga banorët u kërkua që të solidarizohen dhe përgjatë javës të bëhet thirrje që të mblidhen sa më shumë ndihma për Turqinë dhe Sirinë nga populli shqiptar. Kjo thirrje sot u bë nga këngëtari Luiz Ejlli, i cili kërkoj që kushdo që ka mundësi të ndihmojë sado pak të prekurit nga tërmeti.
“Mirëmëngjesi të gjithëve, meqenëse sot është zi kombëtare për rastin e tmerrshëm në Turqi, shpresoj shumë që numri të mos jetë rritur dhe ju bëjë thirrje të gjithëve që kush ka mundësi që të kontribuoj sado pak sepse edhe ata na janë gjendur pranë kur na ndodhi edhe neve e njëjta fatkeqësi, të ndihmojmë sa më shumë që të mundemi”, tha Luizi.