Luizi dhe Kiara kanë debatuar sërish me njëri-tjetrin. Arsyeja ka qenë se Kiara është e pakënaqur me disa nga herët që këngëtari përdor emrin e saj.
Kiara: Jo çdo gjë rrotullohet rreth teje. Luizi: Në këto dy situata po. Se ti po më thua mos e përdor emrin tim se e ndyn kur e përdor…
Kiara: Jo se e ndyn, por e përdor në disa situata që nuk dua, siç ishte rasti i fundit. Luizi: O Zot i madh, a do më kuptosh ndonjëherë, mos ma kthe me një pyetje. Të kam thënë më lër ta mbaroj këtë Big Brother.
Luiz Ejlli i ka thënë mbrëmë Kiara Titos se nëse ajo nuk do ishte banore në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ai do kishte qenë shok me Krist Aliajn.
Më pas Olta Gixhari dhe Qetsor Ferrunaj i janë bashkuar bisedës së tyre dhe kanë folur më shumë për situatën e Kristit, duke shkëmbyer edhe batuta.
Kujtojmë se Luizi, Kristi dhe Armaldo Kllogjeri janë në nominim për shkak se kanë thyer një nga rregullat kryesorë të Vëllait të Madh.