Rozë

Kiara mund të dalë nesër nga shtëpia e ‘Big Brother’, Luizi: Nëse ajo ikën kjo shtëpi do jetë e pabanuar

Luizi ka diskutuar mëngjesin e sotëm me Beatin në lidhje me nominimet. Falë zarfit të kuq, Olta nominoi në spektaklin e mbrëmshem, Luizin, Kiarën dhe Bledin.

Luizi i tha Beatit se nëse ikën Kiara, atëherë asnjeri nuk ka për ta bërë gjumin rehat në shtrëpinë e Big Brother Vip.

Në spektaklin e së shtunës Olta ishte e favorizuara e radhës nga Vëllai i Madh, pasi fitoi lojën me litar.Përmes zarfit të kuq ajo kishte mundësine të dërgonte tre banorë në televotim.

Luizi e ka nisur ditën e sotme pas prime duke qarë. Ai është parë këtë mëngjes i vetëm në verandë me sytë e përlotur. Kjo është e disata herë që Luizi shfaqet i përlotur mëngjeseve.

Disa komentues shkruajnë se atë e ka marrë malli për familjen dhe shprehen të indinjuar që Luizit nuk i është bërë ndonjë surprizë deri tani.

Ndërkohë para priem të mbrëmshëm u përfol që për Luizin do të kishte një surprizë të bukur nga nëna e tij, e cila jeton prej vitesh në Amerikë.

MË TË LEXUARAT

To Top