Rozë

Kiara nuk po e duron dot më Luizin, ankohet te Efi: I lodhshëm shumë është bërë

Raporti i krijuar mes Luizit dhe Kiarës është kthyer në një nga temat kryesore të bisedave e debateve brenda shtëpisë.

Duke ndenjur me Efin në dhomën e gjumit, Kiara po fliste për Luizin. Ajo po i tregonte Efit, që Luizi është shumë i lodhshëm, pasi qëndron gjithë kohën pas saj.

Kristi mendon se Kiara po bën lojë me Luizin. Sipas tij, marrëdhënia mes tyre është problematike deri në këtë pikë.Luizi nga ana tjetër, u shpreh se do të ndihej keq nëse merrte vesh që Kiara është tallur me të gjatë kësaj kohe.

Ai i tha Kristit se nëse ky raport është ashtu siç e gjykon ai, do t’i vinte shumë keq, pasi ai ka vërtetë ndjenja për Kiarën.

Skeptik për marrëdhënien e tij me Kiarën, Kristi e pyeti Luizin se si lindi kjo gjë. Ky i fundit tha se thjesht ashtu e ndjeu dhe në një fare mënyrë u shpreh se ndjesitë nuk shpejgohen me fjalë.

MË TË LEXUARAT

To Top