Shumë video janë bërë virale në rrjetet sociale, të komenteve të Kiara Titos rreth stilit dhe veshjeve të Luiz Ejllit.
Diçka për të thënë rreth komenteve të saj, e ka patur edhe Miranda Dupi, e cila është stilistja e këngëtarit si dhe shoqe e moderatores.
Ajo tha se Kiara është vajzë shumë e mirë, por tani që është brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” nuk e di se si është moda jashtë.
“Kiara nuk është eksperte për të veshur meshkuj, por është marrë me modën. Unë falënderoj fansat e Luizit për fjalët e bukura dhe të sinqerta.
Të veshë çfarë të dojë, veshja është karakter. Është djalë i rritur dhe i shkojnë gjërat shik dhe serioze. Unë them që edhe “Big Brother e ka të fituar, dhe ka përfunduar kjo gjë, nuk e di orën dhe datën.
Është shumë i kompletuar. Luizi ka një ekip dhe shokë të saktë që bashkëpunojnë për të. Është i kompletuar si brenda dhe jashtë. Është një ndër më të kuruarit aty brenda”, tha Dupi në “Fun Club.”